Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi vazhdon të jetë “temë e nxehtë” dhe sfidë për politikanët dhe vetë shtetin e Kosovës.
Përpos kundërshtimit të marrëveshjes së Demarkacionit nga deputetë të opozitës, një gjë të tillë e kanë bërë publike edhe deputetë të mazhorancës, kryesisht nga radhët e LDK-së.
Mirëpo, vota kundër Demarkacionit, do të mund t’iu kushtojë me përjashtim nga partia. Kështu ka paralajmëruar kryeministri Isa Mustafa kohë më parë.
Ai ka deklaruar se deputetë që nuk e votojnë Demarkacionin, më shumë gjasë nuk do të jenë në LDK.
E një gjë të tillë njohësit e çështjeve politike e shohin si jo demokratike, duke thënë se secili deputet ka të drejtë të votojë sipas vullnetit të vet.
Analisti Imer Mushkolaj, në një prononcim për Telegrafin, ka theksuar se Isa Mustafa mund të marrë masa ndëshkuese ndaj deputetëve të LDK-së, por kjo nuk është demokraci.
“Secili deputet duhet të votojë sipas vullnetit të vet. Kërcënimet dhe shantazhet ndaj tyre janë të papranueshme. Mustafa mund të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj deputetëve që votojnë kundër, por kjo nuk është demokraci. Mustafa po përpiqet të qeverisë me dorë të fortë në LDK, por nuk do t’ia dalë”, ka thënë Mushkolaj.
Edhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka theksuar se nëse deputetët e LDK-së do të votojnë kundër Demarkacionit, me gjasë ata deputetë nuk do të kandidohen nga LDK.
“Ndëshkim nuk duhet të ketë por realisht në Kosovë nëse nuk i bindet liderit gjasat janë të mëdha që këta njerëz të përjashtohen nga kandidatura e ardhshme për zgjedhjet parlamentare. Përndryshe vota pro dhe kontra është liri dhe e drejtë e secilit deputetë”, ka thënë Burjani për Telegrafin.
Ai ka theksuar se edhe më parë ka pasur presione rreth Demarkacionit nga LDK-ja dhe PDK-ja, por kjo nuk ka pasur sukses.
“Ka pasur presione në LDK por edhe në PDK për bindje që të votohet Demarkacioni por kjo nuk ka pasur sukses”, tha Burjani, duke shtuar se gjendja mbetet tensionuese në LDK për shkak të Demarkacionit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe