LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Zhobgar: Maqedonia ka nevojë për pjekuri politike

Zaev-Zhobgar: Maqedonia ka nevojë për pjekuri politike

Ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar sot u takua me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev në të cilin kanë biseduar për procesin e formimit të qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç theksohet në kumtesën e LSDM-së, është theksuar nevoja e pjekurisë tek subjektet politike dhe të institucioneve për transferim të shpejtë dhe të qetë të pushtetit, që do të mundësojë vazhdimin e proceseve të filluara demokratike në Maqedoni, njofton AIM.

Zaev kumtoi se janë dorëzuar 67 nënshkrime dhe se pret së shpejti të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re, theksohet në kumtesë. /Telegrafi/