LAJMI I FUNDIT:

Gazetat katalunase akuzojnë Realin për vjedhje

Gazetat katalunase akuzojnë Realin për vjedhje

Shtypi i Barcelonës është zgjuar sot i indinjuar për vendimet e arbitrit Jesus Gil Manzano në ndeshjen mes Villarreal dhe Real Madrid.

Të përditshmet katalanase shkruajnë se skuadra e tyre e bëri detyrën duke fituar ndaj Atletico Madrid, por kjo nuk shërbeu për të marrë kryesimin, pasi Reali fitoi me përmbysje.

“L’ Esportiu” hapet me titullin “Kundër të gjithëve” dhe nënvizon se skuadra madrilene u favorizua nga arbitri.


“Barcelona doli më e fortë nga “Vicente Calderon”, por nuk mori vendin e parë, pasi Reali përmbysi rezultatin falë ndihmës së arbitrit”, shkruan gazeta duke iu referuar 11-metërshit që lejoi Cristiano Ronaldon të barazonte rezultatin në 2-2.

“Mundo Deportivo”, nga ana e tij, hapet me titullin “Goditje ndaj kampionatit”, duke shpjeguar se arbitri Gil Manzano është shkaku që katalanasit nuk fjetën në vend të parë.

Në fund, “Sport” flet për “Përmbysje me vjedhje”, duke iu referuar fitores 3-2 që arriti Reali i Madridit në transfertën e vështirë ndaj Villarrealit.

Në trend Sport

Më shumë
“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

Ndërkombëtare

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

La Liga
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori