LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohet vogëlushja që kishte ngecur në shufrat rrethuese të ballkonit (Video)

Shpëtohet vogëlushja që kishte ngecur në shufrat rrethuese të ballkonit (Video)

Është filmuar në Kinë momenti dramatik, kur dy burra e kanë shpëtuar një vajzë të vogël, që ka mbetur me tërë trupin e varur përjashta rrethojave të ballkonit.

Në videon e postuar më poshtë, shihen ata teksa kalojnë nga ndërtesa tjetër te ballkoni i katit të katërt, për ta larguar fëmijën që kishte ngecur me qafë në mes të shufrave, transmeton Telegrafi.


Pas disa përpjekjesh, ata ia kanë dalë ta fusin sërish brenda banesës, ku duket se për momentin nuk ndodhej askush.

Nuk bëhet e ditur së në çfarë rrethana ka përfunduar ajo në atë formë, apo për sa kohë ka qëndruar në atë gjendje të vështirë.

Për fat të mirë, përpos dhimbjeve në fyt dhe nofull, ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme shëndetësore. /Telegrafi/