LAJMI I FUNDIT:

“Robin Hood”, aty ku të pasurit i paguajnë darkën të varfërve

“Robin Hood”, aty ku të pasurit i paguajnë darkën të varfërve

Restoranti “Robin Hood” në Madrid, është një vend që i ofron të gjithë atyre që sot jetojnë në rrugë dinjitetin e humbur.

Me këtë shpirt, prifti katolik Ángel García Rodriguez iu ofron darkë të pastrehëve çdo mbrëmje dhe për të përballuar shpenzimet, ndjek një politikë të thjeshtë: paguan një kuotë të vogël për mëngjesin dhe drekën përmes klientëve të tjerë dhe përdor tepricën për të mbuluar shpenzimet për darkën e nevojtarëve.


Mes vullnetarëve që ndihmojnë At Angelin, janë edhe shefi dhe personeli që zakonisht punon në hotele luksoze.

Në këtë mënyrë, niveli i shërbimit është dytësor.

“Ajo që dëshiroj, është t’iu ofroj dinjitet këtyre burrave dhe grave. Meritojnë si të gjithë të konsumojnë një darkë të ulur mbi tryezë. Duhet të hanë ushqim të mirë në pjata qeramike dhe të pinë ujë në gota kristali”, ka thënë prifti sa u takon nevojtarëve.

Të pastrehët janë të ndarë në dy turne prej 50 personash dhe asnjë prej tyre nuk paguan.

Por edhe për klientët që paguajnë, kostoja e menysë është më se e pranueshme: çmimi fiks është 11.80 dollarë për kokë.

Kjo është arsyeja që shumë prej tyre duan të shkojnë në hanë te “Robin Hood”-i.

Nëse përpiqeni të jeni pjesë e grupit, çdo kush mund të dëgjojë t’i thuhet se deri në muajin maj, gjithçka është e garantuar financiarisht.

Por solidariteti i këtij prifti origjinal nuk përfundon me “Robin Hood”-in. Pak metra larg restorantit, është kisha ku predikon meshën me dyert hapura për të pritur këdo, ditë dhe natë.

Kisha gjithashtu shërben edhe si qendër komunitare përveç se fetare dhe ofron mundësi shtesë si një shtrat për të pushuar apo një televizor për të ndjekur diçka të këndshme në shoqërinë e miqve të tjerë. /gsh/

Në trend Fun

Më shumë
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Fun
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
15 skulpturat më të famshme në botë

15 skulpturat më të famshme në botë

Interesante
Kalo në kategori