LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne ia dhuron fanellën një tifozi të Cityt, por ajo që ndodhi më pas është qesharake (Video)

De Bruyne ia dhuron fanellën një tifozi të Cityt, por ajo që ndodhi më pas është qesharake (Video)

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Monacos solli emocione të mëdha dhe ishte një nga ato ndeshjet interesante që i ofron vetëm Liga e Kampionëve.

Pasi gjyqtari fishkëlleu për përfundimin e ndeshjes, shumica e lojtarëve uruan njëri-tjetrin, apo shkëmbyen fanellat.

Manchester City–Monaco, futet në histori për numrin e golave
Lexo po ashtu Manchester City–Monaco, futet në histori për numrin e golave

Por, Kevin De Bruyne nuk shkëmbeu fanellën me ndonjë lojtar, por ia dha një tifozi i cili ishte futur në fushë duke gënjyer se ishte punonjës i sigurimit të stadiumit.


Tifozi pasi u takua me anësorin belg i kërkoi fanellën, por pak sekondash atij iu sulën disa punëtor të sigurimit, pasi futja e tij në fushë nuk ishte sipas rregullave.

Dhe normalisht që kjo nuk i iku syrit të De Bruyne, i cili qeshi posa e pa tifozin duke ikur nga sigurimi në Etihad. /Telegrafi/