LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk do të luajë me Kamerunin!?

Kosova nuk do të luajë me Kamerunin!?

Kosova nuk do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kamerunit. 

Kështu së paku raporton portali ‘cameroon-info.net’, i cili shkruar se kampioni afrikan do të përballet me Guinean.


Të gjitha lajmet rreth përfaqësueses së Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth përfaqësueses së Kosovës

Në fakt, pas Tunizisë që luan më 24 mars, katër ditë më vonë, Kameruni në kryeqytetin belg të Brukselit do të ballafaqohen me Guinean.

“Kameruni ka aranzhuar dy ndeshje miqësore për muajin mars. Pas Tunizisë me të cilën luan më 24 mars, katër ditë më vonë, në Bruksel ata luajnë me Guinean”, shkruan “cameroon-info.net”.

Ndryshe, gjatë muajit mars Kosova do të zhvillojë një ndeshje kundër Islandës në kuadër të kualifikimeve të botërorit të vitit 2018, i cili do të zhvillohet në Rusi. /Telegrafi/