Në UBT duan të studiojnë të gjithë – kërkesa të shumta për transferim Erna Buçaj është njëra nga shumë studentët, e cila vitin e kaluar akademik është transferuar nga Universiteti i Prishtinës në UBT. Ajo tani ndjek ligjëratat në Fakultetin Juridik të UBT-së. Erna tregon se janë shumë arsyeje që e kanë shtyrë të zgjedhë UBT-në për t’i vazhduar studimet . Ajo thotë se UBT ka programe unike të studimeve në nivelin bachelor e master, shumica prej të cilave nuk ofrohen në institucione të tjera.
“UBT e ka programin më të mirë në krahasim me fakultetin ku i kam zhvilluar studimet. UBT mundëson pjesëmarrje në ligjërata, komunikimin profesor – student etj . Gjithashtu, krijon mundësi projekte e prezantime të shumta”, thotë Erna, duke e ditur se UBT është urë lidhëse me shumë universitete të tjera ndërkombëtare dhe i mundëson asaj dhe shumë të tjerëve studime jashtë vendit. Në UBT, aktualisht vazhdon procesi i transferimeve të studentëve nga universitetet dhe kolegjet e tjera për përfundim të studimeve. Drejtues të UBT-së deklarojnë se deri tashti ka pasur interesim të jashtëzakonshëm të studentëve për t’i vazhduar studimet në UBT.
“Profesionalizmi dhe cilësia maten nga dëshira e studentëve për të vazhduar studimet në UBT. Deri tani, mbi 200 studentë kanë aplikuar për transferim”, tregoi rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, duke shtuar se UBT ka partneritet me më shumë se 250 universitete dhe institucione prestigjioze, vendore e ndërkombëtare, “përmes të cilëve ofrohen mundësi të studimit jashtë vendit”. “Studimin në UBT e bën akoma më tërheqës anëtarësimi në institucione prestigjioze ndërkombëtare, duke përfshirë EOQ-në, IPMA-në, IFAC-in, ITA-në etj., si dhe vlerësimi me çmimet më të larta vendore e ndërkombëtare për cilësi“, ka vijuar rektori Hajrizi.
Sipas procedurave të transferimit, hapi i parë që duhet ta bëjë çdo student, i cili do të kërkojë të ndjekë programet e të njëjtit cikël në UBT, është plotësimi i formularit për aplikim, me kushtin që studentët të kenë të përfunduar së paku një provim në njërin prej institucioneve shtetërore apo private të arsimit të lartë në Kosovë.
Afati i fundit për pranimin e dokumentacionit për transferim të studimeve është 28 shkurti. Sipas Udhëzimit të UBT-së , aplikimi duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës e në Rektoratin e UBT-së. Studentët e interesuar nuk e kanë të nevojshme të marrin leje nga institucionet ku studiojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Rinovohen ambientet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?