Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka vlerësuar sot se është e pabesueshme por e vërtetë se sot në shekullin e XXI problemi I vizave ngarkon tej mase zhvillimin dhe eksportin e bizneseve vendor në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.
Gjatë takimit me delegacionin e Shoqatës së Bizneseve “ Esnaf “ nga Prizreni kryesuar nga Daver Kazazi kryetari Gërxheliu u njoftua me problemet me të cilat ballafaqohen bizneset nga ky qytet dhe regjioni dhe theksoi nevojën për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave dhe përmbylljen e procesit te liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Kreu i Odës theksoi edhe me ketë rast se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit mund të ketë suksesin e plotë dhe të jep rezultate konkrete vetëm me liberalizimin e vizave për qytetarët dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit të Kosovës.
“Për mua është e pakuptimtë, që sot, në shekullin e XXI, bizneset dhe qytetarët e Kosovës ballafaqohen me problemet në lëvizjen e lirë dhe që, siç më njoftuan kolegët nga Esnafi, përkundër mundësive të mëdha prodhuese ata për shkak të regjimit të vizave nuk janë prezentë sa duhet në këto vende dhe janë duke ngelur në konkurrencën dhe nuk mund të zbatojnë shumë nga kontratat e nënshkruara me vendet perëndimore, në veçanti për sektorin e drurit dhe përpunimit të tij”, tha kryetari Gërxhaliu.
Përfaqësuesit e “Esnafit” e njoftuan kreun e Odës për numër të madhe dhe të panevojshëm të licencave për kryerjen e veoprimtarive të caktuara ekonomike në Kosovë dhe kërkuan angazhimin e Odës që të thjeshtohen edhe më tej procedurat dhe që të eliminohen të gjitha pengesa administrative.
Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka bërë përparime të dukshme në krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes dhe premtoi se në Qeveri dhe në MTI do të angazhohet që edhe një herë të rishqyrtohet nevoja e licencave dhe lejeve të ndryshme të cilat komuniteti i biznesit i konsideron të panevojshme dhe të tepërta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City