LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës financon disa projekte rrugore në Prizren

Ministria e Infrastrukturës financon disa projekte rrugore në Prizren

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Prizrenit.

Ministria e Infrastrukturës (MI), do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve: Lubizhdë – Skorobishtë në vlerë prej 50,000 euro, Mazrek – Gjonaj – Bishtazhin në vlerë prej 50,000 euro, Prizren – Velezhë në vlerë prej 50,000 euro, Rogovë – Has në vlerë prej 50,000 euro. Po ashtu, MI do të financojë realizimin e projektit të shtruarjes së rrugëve me kubëza në fshatin Lubizhdë në vlerë prej 15,000 euro, si dhe Teleferiku – Prizren në vlerë 1,000,000 euro.

Ky Memorandum obligon MI-në që të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa Komuna e Prizrenit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve, të kryejë procedurat e tenderimit të tyre, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.


Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori