Deri në vitin 2050, bota ka të ngjarë të pësojë ndryshime drastike nga to që njohim sot, ndërsa peizazhi ekonomik dhe financiar i planetit nuk do të bëjë përjashtim nga kjo. Një raport nga gjiganti i shërbimeve profesionale, PwC, analizon se cilat ekonomi të botë do të jenë më të fuqishmet për 33 vite.
Raporti i titulluar “Pikëpamja afatgjate: Si do të ndryshojë rendi ekonomik global deri më 2015?” ka renditur 32 shtete në bazë të projektimit të tyre të prodhimit të brendshëm bruto, sipas paritetit të fuqisë blerëse.
PBB është përdorur nga makroekonomistët për të përcaktuar produktivitetin ekonomik dhe standardet e jetesës mes vendeve përgjatë një periudhë të caktuar kohore, transmeton Telegrafi.
Me përjashtim të SHBA-ve, shumë prej fuqive aktuale ekonomike, si Japonia dhe Gjermania, do të bien poshtë në renditjen globale, e do të zëvendësohen me vendet si India dhe Indonezia të cilat aktualisht janë tregje në zhvillim.
Për më shumë, shikojeni renditjen e mëposhtme. Të gjitha shifrat janë në dollarë amerikanë dhe në vlerën konstante (për referencë, BPP aktual i SHBA-ve është 18.562 trilionë dollarë), transmeton Telegrafi.
32. Holanda – 1.496 trilionë dollarë.
31. Kolumbia – 2.074 trilionë dollarë.
30. Polonia – 2.103 trilionë dollarë.
29. Argjentina – 2.365 trilionë dollarë.
28. Australia – 2.564 trilionë dollarë.
27. Afrika e Jugut – 2.570 trilionë dollarë.
26. Spanja – 2.732 trilionë dollarë.
25. Tailanda – 2.782 trilionë dollarë.
24. Malajzia – 2.815 trilionë dollarë.
23. Bangladeshi – 3.064 trilionë dollarë.
22. Kanada – 3.1 trilionë dollarë.
21. Italia – 3.115 trilionë dollarë.
20. Vietnami – 3.176 trilionë dollarë.
19. Filipinet – 3.334 trilionë dollarë.
18. Koreja e Jugut – 3.539 trilionë dollarë.
17. Irani – 3.900 trilionë dollarë.
16. Pakistani – 4.236 trilionë dollarë.
15. Egjipti – 4.333 trilionë dollarë.
14. Nigeria – 4.348 trilionë dollarë.
13. Arabia Saudite – 4.694 trilionë dollarë.
12. Franca – 4.705 trilionë dollarë.
11. Turqia – 5.184 trilionë dollarë.
10. Britania e Madhe – 5.369 trilionë dollarë.
9. Gjermania – 6.138 trilionë dollarë.
8. Japonia – 6.779 trilionë dollarë.
7. Meksiko – 6.863 trilionë dollarë.
6. Rusia – 7.131 trilionë dollarë.
5. Brazili – 7.540 trilionë dollarë.
4. Indonezia – 10.502 trilionë dollarë.
3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 34.102 trilionë dollarë.
2. India – 44.128 trilionë dollarë.
1. Kina – 58.499 trilionë dollarë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe