LAJMI I FUNDIT:

Trump ia kthen letrën presidentit serb, mësojeni çfarë i shkruan

Trump ia kthen letrën presidentit serb, mësojeni çfarë i shkruan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka falënderuar homologun e tij serb, Tomislav Nikoliq, për letrën që i ka dërguar me rastin e inaugurimit të tij.

Trump në letrën e tij ka shkruar se çmon inkurajimin dhe mbështetjen e Nikoliqit, ka bërë të ditur presidenca e Serbisë.


“E mirëpres ngrohtësisht urimin që më dërguat me rastin e inaugurimit tim presidencial dhe unë vlerësoj inkurajimin dhe mbështetjen tuaj. Para nesh janë sfidat të cilat unë besoj se mund t’i tejkalojmë nëpërmjet partneritetit dhe bashkëpunimit. Ne gjithashtu kemi mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar qëllimet e përbashkëta, promovimin e stabilitetit global dhe arritjen e paqes dhe prosperitetit”, ka shkruar Trump në letrën e tij, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

Tutje Trump ka thënë se një objektiv i tillë i përbashkët, të cilën SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin si rrugën më të sigurt për një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Serbinë, është anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian.

“Unë pres që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, bazuar në vlerat e përbashkëta të popujve tanë “, porositi Trump në letrëm drejtuar kryetarit të Serbisë.