LAJMI I FUNDIT:

BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sot do të vendosin për koalicionin me LSDM-në

BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sot do të vendosin për koalicionin me LSDM-në

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, sot i ka thirrur në takim liderët e partive nënshkruese të Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, për të diskutuar koalicionin me LSDM-në, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve takimi do të mbahet në hotelin “Arka” në Çarshinë e Vjetër në Shkup, në orën 13. Çështje diskutimi gjatë këtij takimi do të jetë edhe ligji për përdorimin e gjuhës shqipe dhe propozimi që Zoran Zaev ua ka dorëzuar me herët në formë të shkruar.

Ky takim vjen me nismë të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa nuk dihet nëse në këtë takim do të marrin pjesë nga PDSH-ja./Telegrafi/