LAJMI I FUNDIT:

Koci: Pal Lekaj nuk u mor në pyetje nga Prokuroria

Koci: Pal Lekaj nuk u mor në pyetje nga Prokuroria

Avokati Arianit Koci ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj shefit të grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekajt, është rast i çuditshëm.

Koci madje ka thënë se klienti i tij Pal Lekaj asnjëherë nuk është intervistuar nga Prokuroria.


“Sot kam biseduar me klientin tim Palin, as ai e as unë nuk e kemi idenë se për çfarë është fjala. Për më tepër sipas fjalëve të z.Lekaj, ai nuk është marrë në pyetje asnjëherë nga Prokuroria Speciale” është shprehur Koci.

Këto deklarime avokati Arianit Koci i dha në lidhje me aktakuzën që i është ngritur Pal Lekajt për keqpërdorim të detyrës zyrtarë gjatë kohës sa ishte në pozitën e kryetarit të Gjakovës. /Klan Kosova/