LAJMI I FUNDIT:

Verratti: Nga PSG largohem vetëm për Barçën

Verratti: Nga PSG largohem vetëm për Barçën

Disa fjalë për “Mundo Deportivo” dhe shuhen shpresat e Interit apo Juventusit për ta rikthyer në Itali.

“Nëse do të më duhet të largohem nga Paris SG, shkoj vetëm te Barcelona”, është shprehur mesfushori italian Marco Verrati.

“Do të ishte një kënaqësi që të ndaja dhomat e zhveshjes me kampionë të tillë si Messi, Suarez, Neymar apo Iniesta. Barça është e vetmja skuadër, ku do të më pëlqente të luaja, për shkak të mënyrës sesi e kuptojnë ata futbollin”, citohet të ketë thënë italiani.


E nëse është e vërtet apo thjesht një blof i lojtarit për të shtuar konkurrencën mbi shërbimet e tij, kjo mbetet për t’u kuptuar vetëm në tregun e transferimeve e verës së ardhshme. Mesfushori “axurr”, i cili do të jetë protagonist në ndeshjen e së martës për Ligë e Kampionëve mes parizienëve dhe katalanasve, rinovoi vitin e kaluar me Parisin deri në vitin 2021, megjithatë mbetet gjithnjë në qendër të zërave të tregut, që e shohin mes klubeve më në zë të Evropës, transmeton TCh.

Në Itali, Juventusi dhe Interi nuk e kanë fshehur interesin e tyre për të, ashtu siç e ka bërë të ditur dëshirën e tij për ta pasur në skuadër edhe Carlo Ancelotti, te Bayern Munchen.

Agjenti i tij, Donato Di Campli, përveçse ka deklaruar se një ditë Verrati do të rikthehet në vendlindje, ka theksuar vazhdimisht se momentalisht zgjedhja e parë e lojtarit mbetet qëndrimi te Parisi, edhe pse ka shtuar se tratativat me pronarët nga Katari të klubit francez nuk duken gjithnjë të lehta.

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Kalo në kategori