LAJMI I FUNDIT:

Reali fiton me vështirësi ndaj Osasunas, rikthen primatin në La Liga (Video)

Reali fiton me vështirësi ndaj Osasunas, rikthen primatin në La Liga (Video)

Real Madrid ka arritur të marr një fitore të vuajtur në udhëtim, pasi ka mposhtur Osasunan me rezultat 3-1.

Skuadra e Zinedine Zidane ka vazhduar serinë e fitoreve në La Liga, duke rikthyer përsëri pozitën e parë, të cilën ia mori përkohësisht Barcelona.

‘Mbretërit’ në pjesën e parë nuk arritën të bindin edhe aq në pjesën e parë, pasi përvec golit të shënuar, edhe pranuan një.


Goli i parë i ndeshjes erdhi në ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 24 pas asistimit të Karim Benzemas.

Momenti i golit dhe festës së CR7

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe vendasit gjetën golin e barazimit me anë të Sergio Leon, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë në minutën e 33 dhe me rezultatin 1-1 skuadrat shkuan në pushim.

Festa e Leonit pas parabolës së shënuar!

Në pjesën e dytë, Reali ishin diçka më kërkues pasi nuk pajtoheshin assesi me barazim dhe falë këmbënguljes arritën të gjejnë golin e epërsisë dhe atë të fitores.

Ishte mesfushori spanjoll, Isco, i cili shënoi nga brenda zonës në minutën e 62 dhe ia riktheu Realit epërsinë prej 2-1, ndërsa kur pritej që ndeshja të përfundojë, në skenë u shfaq Lucas Vazquez, që shënoi në minutat shtesë dhe vulosi fitoren 3-1.

Goditja e Iscos që përfundoi me gol

Pas kësaj fitore, klubi nga kryeqyteti udhëheq renditjen me 49 pikë apo një më shumë se Barcelona, por me dy ndeshje më pak të luajtura, ndërsa Osasuna zhytet thellë në vendin e fundit me vetëm 10 pikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=slYRAD46RD8

http://www.dailymotion.com/video/x5bg0uv_sport

https://www.youtube.com/watch?v=kQNMtzHcAyE

https://www.youtube.com/watch?v=UOXQtTv4064&feature=youtu.be&a

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori