Festivali i njohur i muzikës italiane “Sanremo” edhe këtë vit ka zgjuar kureshtjen për organizimin, duke bërë që shikueshmëria e tij t’i kalojë kufijtë, për shkak të këngëve me vlera që transmetohen ndër vite në këtë festival.
Për disa netë me radhë shumë konkurrues janë paraqitur në netën gjysmëfinale të këtij festivali, ndër ta edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili synon fitoren e finales së madhe, e cila do t’i rezervonte biletën për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2017”.
Përveq këngëve, vëmendje në këtë festival tërhoqën edhe prezantuesit, të cilët me humorin dhe lirshmërinë e tyre në skenë i dhanë një tjetër dimension festivalit.
Prezantimi i tyre skenik është shoqëruar edhe me shaka, të cilat kanë krijuar skena humoristike për transmetuesit që ndiqnin drejtpërsëdrejti “Sanremon”.
E mesa duket shënjestër e tyre për të implikuar në shakatë gjatë prezantimit, ka qenë ndeshja e Juventusit me Interin dy javë më parë, ndeshje nga e cila u nxorën shumë vërejtje në gjyqtarin.
Përmes një dialogu të shkurtër, prezantuesit Luca dhe Paolo janë tallur në një lloj forme, me gabimet që karakterizuan këtë ndeshje, duke bërë që të transmetohen me të qeshura drejtpërsëdrejti tek syri i miliona artdashësve.
Ky është dialogu satirik i prezantuesve në natën finale të “Sanremos”:
Paolo: Kam frikë të humbi nga një penallti që nuk është
Luca: Kam frikë të humbi nga një gabimi i imi, autogol
Paolo: Kam frikë të humbi nga një pozicion jashtë loje që nuk është, prej një gabimi nga gjyqtari, nga një gjyqtar që bërë gjëra të këqija,
Luca: Pse cila është skuadra jote?
Paolo: Juve
Luca: Qetësohu, qetësohu nuk ndodhë. /Telegrafi/
Luca e Paolo ieri sera a #Sanremo2017
Piccola parentesi (simpatica) anche sulla #Juventus!?? pic.twitter.com/EB8r06Dtkr— Samuele Cacciòlo (@SamCacciolo) February 10, 2017
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHolanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar
Erjola Doçi eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Roza Lati largohet nga Big Brother VIP Albania
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron