LAJMI I FUNDIT:

“Shën Valentini”, shënjestra e këngëtarëve për të publikuar baladat e tyre të dashurisë (Foto/Video)

“Shën Valentini”, shënjestra e këngëtarëve për të publikuar baladat e tyre të dashurisë (Foto/Video)

Festa e Shën Valentinit, e njohur për të gjithë si dita e të dashuruarve, është dita kur çdokush uron personin e zemrës me ndonjë befasi të veçantë.

Në të shumën e rasteve kjo festë nuk kremtohet nga këngëtarët, shumica prej të cilëve me datën 14 shkurt janë të angazhuar me aktivitete të ndryshme muzikore, për të performuar në këtë ditë të veçantë para publikut.

Por, mesa duket Shën Valentini i këtij viti do të jetë shënjestra e radhës për disa prej këngëtarëve shqiptarë, për të publikuar projektet e tyre të reja.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ata kanë zgjedhur pikërisht këtë ditë për të publikuar baladat e tyre të dashurisë, të cilat përkojnë me festën e të dashuruarve.

Robert Berisha, është njëri ndër ta i cili në një prononcim ekskluziv për Telegrafin ditë më parë bëri të ditur se do të publikojë baladën e tij më të re me datën 14 shkurt, një baladë e cila i dedikohet dashurisë,

Balada ime e re flet për dashurinë, ndaj kjo është dhe arsyeja që unë dhe bashkëpunëtorët menduam ta publikojmë me datën 14, me rastin festës së Shën Valentinit” është shprehur këngëtari.

Robert Berisha sjell baladën e re "Të Dua" në ditën e Shën Valentinit
Lexo po ashtu Robert Berisha sjell baladën e re "Të Dua" në ditën e Shën Valentinit

Ndërkohë, edhe Soni Malaj së fundmi përmes rrjeteve sociale paralajmëroi këngën e saj më të re.

Dita e Shën Valentinit është rezervuar për të publikuar baladën e saj të re me titull “Përgjithmonë”, të cilën e ka punuar Alandy, gjersa në YouTube është publikuar edhe traileri i klipit.

https://www.youtube.com/watch?v=i-WjppJZj2Y

Këngëtari Alban Skënderaj gjithashtu do të vijë me një këngë të re, gjersa këtë lajm e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku shfaqej në studion e kompozitorit Darko Dimitrov.

Data e publikimit të këtij projekti ende nuk dihet, mirëpo disa vargje të publikuara para kohe, bënë që fansat të aludojnë për datën e publikimit të kësaj kënge, e që mund të jetë data 14 shkurt.

https://www.instagram.com/p/BQOUZwMgapx

Sido që të jetë, përveq angazhimit në muzikë, duket se këngëtaret po e shfrytëzojnë mjaft mirë festën e Shën Valentini, për të sjellur projekte të veçanta që përkojnë me këtë datë.

Mbetet të shihet se sa do të mirëpriten prurjet e estradës shqiptare gjatë muajit shkurt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
Vjen për herë të parë në Shqipëri, ish-partneri i Heidit flet për raportin me të dhe nëse e ka parë Big Brother

Vjen për herë të parë në Shqipëri, ish-partneri i Heidit flet për raportin me të dhe nëse e ka parë Big Brother

Magazina
Dua Lipa me urim të veçantë për Dukagjinin në ‘Ditën Ndërkombëtare të Babait’: Të dua shumë

Dua Lipa me urim të veçantë për Dukagjinin në ‘Ditën Ndërkombëtare të Babait’: Të dua shumë

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Klip i ri apo është fejuar? Ish-banori i Big Brother lë vend për dyshime me fotografinë e re

Klip i ri apo është fejuar? Ish-banori i Big Brother lë vend për dyshime me fotografinë e re

Magazina
Kalo në kategori