Për tu kujdesur për një fëmijë merr një sasi të jashtëzakonshme të dashurisë dhe përkushtimit vetëmohues. Por një njeri në Los Angeles ka marrë një rol edhe më monumental: kujdesin për fëmijët e sëmurë të qytetit, të cilët, nga momenti në moment, pritet që të vdesin.
Ky njeri, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është Mohamed Bzeek: një mysliman i devotshëm libian i cili ka kaluar 20 vitet e fundit të jetës së tij, duke u dhënë shpresë dhe ngushëllim fëmijëve të cilëve, askush tjetër nuk deshi tua bënte një gjë të tillë – dhjetë prej të cilëve kanë vdekur.
“Çelësi është, që t’i doni ata sikurse veten”, ka thënë Bzeek për Los Angeles Times. “Unë e di se ata janë të sëmurë. Unë e di se ata do të vdesin. Bëj çmos si një qenie njerëzore dhe pjesën tjetër ia lë Perëndisë”.
Bzeek, 62, u zhvendos në SHBA nga Libia si një gjimnazist në vitin 1978. Ai filloi me kujdesin e fëmijëve në vitin 1989, dhe në vitin 1991 ai përjetoi vdekjen e tij të parë.
Vajza ishte prekur që në barkun e nënës, nga pesticidet e fermës së nënës së saj, dhe shpina e saj ishte aq e deformuar sa ajo kishte për të veshur një “mbështjellës” në gjithë trupin e saj.
Ajo qëndroi në shtëpinë e tij për vetëm një vit – më pas ajo ndërroi jetë. Bzeek ende ka një fotografi të vajzës së shtrirë në arkivolin e saj, e rrethuar nga lulet.
Një tjetër fëmijë – një djalë, që u shtrua në spital 167 herë dhe vdiq në moshën tetë vjeçare – ka lindur me sindromën “e zorrës së shkurtë” dhe nuk mund të hante ushqim.
Megjithatë, përcjell Telegrafi, Bzeek do ta ulte atë në tryezë me një tas dhe lugë në mënyrë që ai mund të ndjehej si pjesë e familjes.
Tani, Bzeek është duke u kujdesur për një vajzë që ka lindur me encephalocele, gjendje që e ka lënë atë mendërisht dhe fizikisht të pazhvilluar – dhe me disa probleme në tru, për të cilat ishte nevojitur edhe një ndërhyrje kirurgjike.
Ajo është e verbër dhe e shurdhër, e paralizuar në krahë dhe këmbë, dhe vështirësitë i rriten çdo ditë.
Ajo shpenzon të paktën 22 në çdo 24 orë në ditë në të ushqyer dhe frymëmarrje përmes tubave.
Por Bzeek bën rojë, ditë e natë, mbi trupin e saj të vogël, për t’u siguruar që ajo ka komoditet të mjaftueshëm.
“Unë e di se ajo nuk mund të dëgjojë, nuk mund të shohë, por unë gjithmonë flas me të”, rrëfen ai. “Unë gjithmonë e mbaj në duar, duke luajtur me të, duke e prekur atë. … Ajo ka ndjenja. Ajo ka shpirt. Ajo është një qenie njerëzore”.
Mjekët thuhet se hoqën dorë nga shpresa për vajzën, së cilës nuk i është treguar emri për shkak të ligjeve të konfidencialitetit, kur ajo ishte dy vjeç. Tanimë ajo është 6-vjeçe.
Kjo, thotë Dr Suzanne Roberts, pediatër e vajzës në Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles, është plotësisht në sajë të Bzeek, i cili është tashmë një legjendë në bashkësinë lokale.
“Në qoftë se dikush ndonjëherë na thërret dhe thotë: “Ky fëmijë ka nevojë për të shkuar në një bujtinë, ka vetëm një emër, mendojmë”, thotë Melissa Testerman, e cila i vendos fëmijët në kujdestari.
“Ai është i vetmi që do të marrë një fëmijë, i cili ndoshta nuk do t’ia dalë”.
Por Bzeek nuk mund të kishte arritur deri këtu, sikur të mos ishte për ish-gruan e tij, Dawn.
Çifti u takua falë një miku të përbashkët në vitin 1980, në të cilën kohë – i frymëzuar nga gjyshërit e saj, të cilët gjithashtu kujdeseshin për fëmijët – ajo tashmë kishte filluar të bënte një gjë të tillë.
Bzeek i ishte bashkuar asaj në përkujdesjen për fëmijët – duke përfshirë vajzën që ishte prekur nga pesticidet në barkun e nënës – dhe nga mesi i viteve 1990 ata kishin vendosur të përqendrohen në të rinjtë e sëmurë.
Ata vazhduan punën, edhe kur djali i tyre, Adami, u lind në vitin 1997 me sëmundjen e kockave të qelqta dhe nanizmi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës – pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker