LAJMI I FUNDIT:

Foto që ka prekur miliona njerëz, tifozin e vogël me kancer e zë gjumi në krahët e sulmuesit anglez

Foto që ka prekur miliona njerëz, tifozin e vogël me kancer e zë gjumi në krahët e sulmuesit anglez

Tifozi më i famshëm në Angli padyshim që është Bradley Lowery.

Ai është vetëm pesë vjeçar dhe është një tifoz i madh i skuadrës angleze Sunderland.


Por Bradley vuan nga një sëmundje e rrallë e kancerit. Lowery vuan nga neuroblastoma që është një sëmundje shumë e rrallë.

Klubi i tij i zemrës, Sunderland i ka qëndruar gjithmonë afër Bradleyt, por atë e kanë mbështetur edhe skuadrat tjera të Ligës Premier.

Gjatë ditës së sotme, një grup i lojtarëve të Sunderland e vizituan Bradleyn në spitalin e qyteti ku ai është i shtrirë.

Pas argëtimit me lojtarët e Sunderlandit, një foto e tij ka prekur miliona njerëz në Angli dhe jo vetëm.

Djaloshi që ka dashuri të madhe për futbollin, e zuri gjumi në krahët e sulmuesit të Sunderland, Jermaine Defoe.

Foto që ka bërë xhiron e botës, tifozin e vogël e zuri gjumi në krahët e Jermain Defoes

“Bradley është mirë dhe ai sot ka pasur disa vizitorë të veçantë”.

“Duam ta falënderojmë skuadrën e Sunderland që gjithmonë i qëndron afër”.

“Bradley është argëtuar shumë me lojtarët dhe në fund e zuri gjumi në krahët e Defoes”, ka shkruar familja e vogëlushit në ‘Twitter’.

Skuadra e njohur angleze, Everton ka dhënë një donacion prej 200 mijë eurove për vogëlushin, ndërsa në total janë mbledhur 700 mijë euro për shërimin e tij në SHBA.

Pesë vjeçari po jeton ditët e fundit të tij, pasi familja ka njoftuar se kanceri iu është shpërndarë nëpër trup.

Kujtojmë që lojtari ka shënuar një gol para sfidës mes Sunderland dhe Chelsea.

Ndërsa ai ka marrë përkrahje edhe nga trajneri spanjoll Pep Guardiola duke postuar një foto me të.

Por foto e tij duke fjetur në krahët e Jermaine Defoes, ka bërë xhiron e botës duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë dhe se sulmuesi anglez është lavdëruar tej mase për gjestin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori