Presidenti serb, Tomislav Nikolliq, ka deklaruar se për hir të ruajtjes së stabilitetit është e rëndësishme që Kosova të mbetet prioritet i Kombeve të Bashkuara.
Këto komente Nikoliq i bëri gjatë një takimi në Beograd me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, ku vuri në dukje rëndësinë e rolit të këtij misioni në Kosovë, duke shpresuar se nuk do të ndryshojë fushëveprimi dhe numri i pjesëtarëve të UNMIK-ut në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet prioritet i Kombeve të Bashkuara, pasi që po vazhdojmë të investojmë në ruajtjen e stabilitetit dhe të mos lejojmë që situatat e caktuara të përshkallëzohen në një krizë”, ka shtuar Nikoliq.
“Ne jemi duke negociuar me Prishtinën edhe pse BE-ja është plotësisht në anën e tyre. Megjithatë, të gjithë duhet ta kenë të qartë që kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, presim që Prishtina të tregohet e gatshme që të respektojë ligjin dhe të zbatohen marrëveshjet për të cilat jemi dakorduar, ku në radhë të parë duhet të jetë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka shtuar për fund Nikoliq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251