LAJMI I FUNDIT:

E goditi në kokë me sëpatë, gjykata e dënon me dy vite e gjashtë muaj burgim

E goditi në kokë me sëpatë, gjykata e dënon me dy vite e  gjashtë muaj burgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me dy vite e gjashtë muaj burgim, të akuzuarin A.R për veprën penale:lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“I akuzuari A. R. është shpallur fajtor, sepse me datë 16.11.2016 rreth orës 18:30 minuta në rrugën “Mustafë Koka” në Gjilan, e lëndon rëndë të dëmtuarin Xh. H., duke e goditur pesë herë mbrapa kokës me sëpatë të vogël dore, kështu i shkakton disa të qara në kokë.


Për këtë vepër Gjykata Themelore e Gjilanit të akuzuarin e dënon me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim”, thuhet në njoftimin për media.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/