LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Nëse LSDM e pranon platformën tonë, nuk do të ketë pengesë tjetër për koalicion

Grubi: Nëse LSDM e pranon platformën tonë, nuk do të ketë pengesë tjetër për koalicion

Shefi i kabinetit të BDI-së, Artan Grubi në emisionin 200 në Alsat-M deklaroi se nëse LSDM-ja e pranon platformën e përbashkët të partive shqiptare, në të cilën është edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe, nuk do të ketë pengesë tjetër për të shkuar në koalicion dhe për të formuar Qeverinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk shoh arsye pse mos ta pranojë. Besoj që do të jenë reflektues në lidhje me këtë dhe nuk shoh asnjë maqedonas pse mos ta pranojë për arsye se kjo platformë i ndihmon kohezionit shoqëror, një barabarësie qytetarësh dhe i bën mirë shëndetit të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Grubi.

Ndërsa i pyetur se nëse ekziston një frymë konstruktive a do të mund të mbyllen shpejtë negociatat, Grubi u shpreh i bindur se një gjë e tillë do të ndodhë./Telegrafi/