LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Peja transferon Slobodan Miljanicin

Zyrtare: Peja transferon Slobodan Miljanicin

Pas rezultateve jo të mira në javët e fundit dhe largimit të amerikanit Lamarcus Reed, klubi basketbollistik i Pejës është vënë në ndjekje të zëvendësimit të tij.

Slobodan Miljanic është pjesë e skuadrës së Pejës dhe gjatë fundjavës pritet ta shohim në parket duke djersitur fanellën e klubi pejan.

Kështu së paku ka bërë të ditur klubi pejan përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social të Facebookut.


Basketbollisti 27-vjeçar është i gjatë 201 centimetra, luan në pozitën 3-4, ndërkohë së fundmi ishte pjesë e kampionatit malazez te skuadra Primorje 1945, transmeton Telegrafi.

Ai më herët ka luajtur me mjaftë sukses edhe në kampionatin zviceran te skuadra Fribourg Olympic dhe në Sllovaki, te ekipi i BC Prievidzas.

Lojtari ka një mesatare prej 24,5 pikë, 7,5 kërcime dhe 4 asistime për ndeshje. /Telegrafi/