LAJMI I FUNDIT:

Këshilla dy-sekondëshe që jua përmirëson disponimin menjëherë

Këshilla dy-sekondëshe që jua përmirëson disponimin menjëherë

Siç e kemi cekur edhe më herët, përafërsisht 6,800 artikuj akademikë publikohen në ditë, prandaj është thuajse e pamundur t’i lexoni të gjithë.

Por, Telegrafi ju sjell një nga artikujt më interesant që është publikuar këto ditë, e i cili ka të bëjë me ngritjen e disponimit.


Sipas shkencëtarëve të Zelandës së Re, qëndrimi i duhur jo vetëm që ju ndihmon t’i lehtësoni dhimbjet e ndryshme, por edhe mund t’jua rritë nivelet e vetëbesimit.

Këtë konkludim shkencëtarët e kanë arritur pasi ua kanë dhënë për detyrë personave me depresion të qëndrojnë drejt, të cilët pastaj kishin raportuar për nivele më të larta të mirëqenies, më pak lodhje dhe vetëbesim më të lartë sesa që e kishin pasur kur kishin qëndruar të ulur me shpinë të kërrusur. /Telegrafi/