LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Edhe me Trumpin, SHBA-të do të mbështesin demokracinë në Maqedoni

Dimitrov: Edhe me Trumpin, SHBA-të do të mbështesin demokracinë në Maqedoni

Ish ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për televizionin Shenja tha se informacionet se do të ndryshojë politika e SHBA-ve me Trumpin në krye, janë në kundërshtime me diplomacinë e ardhme të SHBA-ve. Ndërsa sa i përket mbështetjes së Maqedonisë, ai tha se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë në anën e demokracisë në Maqedoni dhe me Donald Trumpin si president, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shpresat për ndryshim dhe një politike të re drejt Maqedonisë, për të cilën flitet bazohet në mungesën e të të kuptuarit motivet e rolit të Washingtonit në krizë dhe pritjet se nën udhëheqjen e presidentit Trump, SHBA-të do të kenë më pak ndikim dhe kuptim tjetër për politikat e vendit tonë, është shpresë në kundërshtim me postulatet e diplomacisë së ardhshme që i vendos Sekretari Shtetëror, Tilerson”, deklaroi Dimitrov./Telegrafi/