LAJMI I FUNDIT:

PLD: OBRM-PDUKM-ja dëmton marrëdhëniet me vendet mike të perëndimit

PLD: OBRM-PDUKM-ja dëmton marrëdhëniet me vendet mike të perëndimit

Partia Liberal-Demokratike shpreh shqetësimin e saj për kumtesat e fundit të OBRM-PDUKM-së, duke i konsideruar si ndikim në dëmtimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit dhe vendeve perëndimore mike të Maqedonisë.

Sipas kësaj partie, OBRM-PDUKM-ja tentoi që të gjejë fajtorë për krizën politike në vend te ambasadori Jess Baily, Samuel Zhbogar dhe ambasadorja Christine Althauser, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PLD-ja kërkon nga OBRM-ja që të ndalojë me, siç thonë, ”gjuetinë e shtrigave” drejtuar vendeve perëndimore, pasi që, sipas tyre, SHBA-të, Gjermania dhe vendet anëtare të BE-së janë mbështetëset më të mëdhaja të Maqedonisë./Telegrafi/