Presidenti amerikan Trump deri tani nuk ka deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me politikën amerikane ndaj EJL-së. Siç dihet Ballkani tashmë qe një kohë të gjatë nuk është lart në listën e prioriteteve të Uashingtonit. Kështu ka deklaruar ish ambasadori i Maqedonisë në Washington, Nikolla Dimitrov në një intervistë për revistën SHENJA, duke shtuar se timoni për Ballkanin është në duar të Europës, ndërsa SHBA jep mbështetje në përpjekjet për stabilizim, demokratizim dhe integrim të mëtejshëm të vendeve të rajonit në BE dhe në NATO.
“Me përjashtimin, kur ka rrezik të lartë, vëmendja e Uashingtonit rritet. Së këndejmi, pritjet për politikën e administratës së Trump-it përgjatë rajonit kryesisht mbështeten pjesërisht tek dëshirat dhe frika, e pjesërisht janë nxjerrë nga marrëdhëniet e SHBA-ve me Rusinë, qëndrimet dhe mbështetja amerikane ndaj aleancës së NATO-s, parimësia e politikës së jashtme, theksi i stabilitetit dhe apetitit për angazhim ndërkombëtar”, ka thënë Nikolla Dimitrov, ish ambassador i Maqedonisë në Washington.
Duke folur mbi Maqedoninë, ai tha se SHBA-të janë në anën e demokracisë dhe të qeverisjes së përgjegjshme, e cila sipas tij, në instancë të fundit çon drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
“Roli i tyre në krizën të cilën unë e quaj krizë të shtetit të robëruar dhe mosdënueshmërisë nuk ka lidhje me çështjen se kush është në pushtet në Maqedoni, ndonjë ambasadori ose ndonjë funksionari në State Departament a i pëlqen Gruevski apo Zaevi. Roli i tyre dhe diagnoza, përkatësisht insistimi për përgjegjësi, si ilaç për sëmundjen e mosdënueshmërisë, është në relacion direkt me interesin për stabilitet”, ka thënë më tej Dimitrov.
I pyetur se cila do të ishte qasja e administratës së re të Donald Trump-it në lidhje me kontestin me emrin, Dimitrov nuk deshi të futet në improvizime duke thënë se egzistojnë shumë gjera të panjohura. Ai u shpreh i bindur se pozicioni i Maqedonisë rreth emrit, do të ishte më i fortë nëse u përkushtohemi prioriteteve reformuese urgjente, vendi të kthehej në rrugën europiane, të departizoheshin institucionet, si dhe vendi të krijonte miq në Athinë mbi bazë të pozitave parimore, në vend që të jepeshin argumente forcave të ngurta politike në raport me Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëI reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri
Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën