CIA kishte ndjekur kompanitë më të suksesshme në Maqedoni (Dokument)
Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar me miliona dokumente të klasifikuara që shkruajnë informacione sekrete për të gjithë shtetet e botës ku një ndër ta është edhe Maqedonia.
Telegrafi Maqedoni ju sjell dokumentin e radhës nga CIA që daton nga viti 1951 ku agjentë të CIA-s kishin ndjekur zhvillimin e kompanive në Maqedoni duke ditur në detaje se sa rroga marrin punëtorët, sa është realizuar plani për zhvillim, sa ndërtesa kanë, cili është edukimi i punëtorëve dhe udhëheqësve, sa janë kapacitetet e tyre prodhuese dhe çka mëtojnë të bëjnë kompanitë në periudha të ndryshme.
Më herët publikuam tema tjera që kanë të bëjnë me dokumentet zyrtare të CIA-s për ish-Jugosllavinë dhe Maqedoninë.
-Plani i Rusisë për të krijuar një shtet maqedono-shqiptarë në Ballkan që pastaj do të bashkangjitej me Shqipërinë. Këtë plan Rusia e kishte bërë, duke e marrë parasysh edhe dobësinë e federatën e Jugosllavisë.
-Strategjia e Serbisë që e kishte angazhuar ‘’Brigadën e 125 të këmbësorëve në Kërçovë” për të izoluar vendin e pasur me minerale të çmuara në Osllomej afër Kërçovës.
Bëhej fjalë për 100 milion tonë minerale të çmuara që atëherë janë gjetur në minierën e Osllomejt në Kërçovë.
-Telegrafi Maqedoni shkroi edhe për interesimin që CIA-s e kishte për partitë shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë në kohën kur u votuan flamuri dhe himni i Maqedonisë në vitin 1994.
-Gatishmëria e Tiranës zyrtare, Prishtinës, Athinës, Beogradit dhe Sofjes për të hyrë në luftë për ”çështjen e shqiptarëve të Maqedonisë” ku me raporte shfaqej shqetësimi i CIA-s për ndikimin e rajonit në Maqedoni në rast se do të eskalonte pakënaqësia e shqiptarëve në Maqedoni.
Në dokumentin e përpliluar në vitin 1951 CIA shkruan për kapacitetet e kompanive të njohura që tani janë ngritur në gjigantë të industrive në Maqedoni. Bëhet fjalë për kompanitë si Alkaloid, Metalski Zavod Tito (MZT) në Maxhari dhe për kombinatin e tekstilit në Tetovë që njihej si Teteks.
-Për Alkaloid CIA kishte informacione rreth pagave të punëtorëve, për kapacitetin prodhues dhe marrëdhëniet e drejtorëve me punëtorët. Alkaloid sipas raportit të CIA-s, kishte arritur që të përmbush planin pesëvjeçar të zhvillimit dhe të rris prodhimin e lëndëve kodein-fosfat. Edhe për veshjen e unifromave të punëtorëve e dinte CIA pasi vlerësohej si një revolucion në mënyrën e punës. Për 50% të të punësuarve atëkohë Alkaloid kishte ndarë shpërblime, siç thuhet në raport, për përmbushjen e qëllimeve afatshkurta të punës.
-Për ”Metalski Zavod Tito (MZT) në Maxhari të Shkupit, CIA dinte saktë se sa pompa uji kishin prodhuar në muaj dhe çfarë kapacitetin kishin këto pompa (3000 deri në 7000 litër ujë për minutë).
Gjithashtu CIA kishte shkruar edhe për makinat tjera për përpunimin e pamukit, prerës të tullave, ndërtimin e krevatëve, sa ishin të lartë kranët për ndërtim dhe sa rrymë harxhojnë në muaj dhe ku prodhohet e njejta.
Atëherë, sipas CIA-s, në fabrikë ka pasur rreth 1000 të punësuar të cilët janë paguar nga 3000 deri në 7000 dinarë të atëhershëm.
-Për fabrikën ”Teteks” në raportin e vitit 1951 të CIA-s shkruhej se po atë vit është lëshuar në prodhim të leshit, që ishte historike për Maqedoninë në atë kohë. Në të njejtin raport shkruhej për planin e kompanisë që në të ardhmen e afërt të prodhohej pamuku dhe leshi me kualitet të lartë që do të importohej në të gjithë botën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur
Komisioni Evropian fton Shkupin dhe Athinën t’i përmbahen marrëveshjes për ndryshimin e emrit
Kosova dhe Katari diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën sociale
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit