LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit

Shqipëria në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit

Sot (e e martë) në Kiev të Ukrainës është hedhur shorti për prezantimin e shteteve pjesmarrëse në “Eurovision 2017”, i cili do të zhvillohet në datat 9, 11 dhe 13 maj.

Në një konferencë të hapur shtypi, ku pjesmarrëse ishte edhe vet fituesja e vitit të kaluar në “Eurovision”, këngëtarja Jamala, u bënë të ditur emrat e shteteve të cilët do të performojnë, dhe rangimi i tyre se cili nga ta do të prezantohet në gjysmëfinalen e parë, e cilët në të dytën.

Artistja Jamala gjatë shorteut dhe konferencës për media sot (e martë), Kiev- Ukrainë.

Shqipëria, e cila këtë vit përfaqësohet nga Lindita Halimi me këngën “Botë” do të performojnë në gjysmëfinalen e parë të këtij viti në Eurovison, me datën 9 maj 2017.


Ky është vendi ku do të zhvillohet "Eurovision 2017" (Foto)
Lexo po ashtu Ky është vendi ku do të zhvillohet "Eurovision 2017" (Foto)

Në këtë natë do të prezantohen edhe plot 17 shtete të tjera, gjersa konkurrenca më e fortë vjen nga shtetet e fuqishme: Australia, Sllovenia, Finlanda, Suedia, Azerbajxhani dhe Belgjika, teksa nuk mbetet e rrezikuar nga Ballkani, pasi shumë pak shtete nga gadishulli kanë rastisur të jenë në gjysmëfinalen e parë, transmeton Telegrafi.

Këto janë shtetet që prezantohen në natën e parë të “Eurovision 2017”, me datë 9 maj:

Mali i zi
Finlanda
Gjeorgjia
Portugalia
Belgjika
Suedia
Shqipëria
Azerbajxhani
Australia
Qipro
Sllovenia
Armenia
Moldavia
Republika Çeke
Letonia
Islanda
Greqia
Polonia

Këto janë shtetet të cilat prezantohen në natën e dytë të “Eurovision 2017”, më datë 11 maj:

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
Malta
Hollanda
Serbia
Danimarka
Rusia
Rumania
Hungaria
Austria
Irlanda
Zvicra
Estonia
Izraeli
Bullgaria
San Marino
Lituania
Kroacia
Norvexhia
Bjellorusia

Tabela me emrat e shteteve të ranguar pë dy gjysmëfinalet e “Eurovision 2017”.

Sipas rezultateve dhe përfaqësuses këtë vit, duket se shansat që Shqipëria të kualifikohet janë të mëdha, pasi konkurron vetëm me 17 shtete, dhe shumica prej tyre janë shtete jo me ndikim të madh në Eurovision.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe një fotografi, e cila zbulon enigmën për fansat se si do të duket skena e “Eurovision 2017” ku do të prezantohen përfaqësuesit e shteteve të ndryshme./Telegrafi/

Kjo është skena e “Eurovision 2017”.

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Kalo në kategori