LAJMI I FUNDIT:

Hadergjonaj po shkëlqen, gjermanët e ngritin në qiell

Hadergjonaj po shkëlqen, gjermanët e ngritin në qiell

Florent Hadergjonaj është çdo ditë e më shumë duke u rritur në futbollin gjerman.

Mbrojtësi kosovar në fillim të stinorit nuk ka pasur hapësira të shumta, por nga java e shtatë kur debutoi me Ingolstadin ai nuk është larguar nga formacioni titullar.


Tani ylli i ri kosovar ka bërë 10 ndeshje në Bundesliga dhe të gjitha nga 90 minuta, duke asistuar në dy gola për Ingolstadin.

Mediat gjermane kanë shkruar sot për të si shpëtimtari i Ingolstadit falë paraqitjeve të mrekullueshme në mbrojtje por edhe në fazën ofensive.

“Më është nevojitur besimi i trajnerit dhe tani e kam atë. Jam i kënaqur për besimin e dhënë dhe tani po e shpaguaj atë”, deklaroi Hadergjonaj për revistën e famshme gjermane ‘Kicker’.

“Na presin 17 finale deri në fund të kampionatit dhe duam të fitojmë sa më shumë ndeshje për t’i shpëtuar rënies”.

“Ju mund ta shihni se ne jemi përmirësuar dukshëm dhe fitorja e fundit 3-1 ndaj Hamburgut ishte shumë domethënëse për ne”, deklaroi Hadergjonaj, transmeton Telegrafi.

Kicker shkruan se Ingolstadt mund të fitojë shumë me Hadergjonajn në fund të stinorit pas formës të lartë të kosovarit.

22-vjeçari u transferua tek skuadra gjermane për dy milionë euro nga Young Boys Bern, ndërsa vlera e tij deri në fund të stinorit pritet të ngritët deri në tetë milionë euro, sipas medias gjermane.

Kujtojmë që Hadergjonaj mund t’i bashkohet Kosovës që nga ndeshja e ardhshme në mars ndaj Finlandës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori