LAJMI I FUNDIT:

Në garë për drejtor të Doganës, 12 kandidatë

Në garë për drejtor të Doganës, 12 kandidatë

Në listën e ngushtë për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, janë 12 kandidatë. Nga këta tre prej tyre do t’i dërgohen Qeverisë, e cila më pastaj me një vendim do të bëjë të ditur të përzgjedhurin.

“Kjo është lista e ngushtë me emrat e kandidatëve të cilët janë intervistuar për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovë. Komisioni do të bëjë vlerësimin e kandidatëve dhe më pas do të dërgohen në Qeveri për përzgjedhjen finale të drejtori të ri të Doganës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen zyrtare për KosovaPress të zyrës për informim të ministrisë së Financave.

Më poshtë janë emrat e kandidatëve që kanë hy në listën e ngushtë.


Lulzim Rafuna, Bahri Berisha, Ardian Jashari, Hamdi Hoxha, Bashkim Arifi, Shaqir Totaj, Kujtim Qafleshi, Bajram Rexha, Ruzhdi Zeqiri, Besim Curri, Valdete Krasniqi, Bekim Mehmeti.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ka shkuar përmes Komisionit të britanik.

Ndryshe prej muajit shtator të vitit të kaluar dogana është pa drejtor dhe udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës. /Telegrafi/