LAJMI I FUNDIT:

Greqia refuzon ekstradimin e 8 ushtarakëve në Turqi

Greqia refuzon ekstradimin e 8 ushtarakëve në Turqi

Gjykata e Lartë e Greqisë ka vendosur të mos ekstradojë në Turqi 8 ushtarakët puçistë, të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shtet në Turqi më 15 korrik 2016.

Gjykata ka njoftuar se refuzon kërkesën e Turqisë për ekstradimin e ushtarakëve, të cilët u arratisën me një helikopter në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi.

Turqia ka kërkuar nga Greqia që të ekstradojë 8 ushtarët, të cilët i akuzon për pjesëmarrje në grusht shtetin e dështuar.