Lironi dhimbjen e kokës dhe stresin brenda 30 sekondave, përmes akupresurës
Akupresura është terapi alternative, e cila origjinën e ka nga mjekësia tradicionale kineze.
Kjo terapi parasheh se ekzistojnë disa pika të caktuara në trup, të cilat kur i shtypim i adresohemi një organi të veçantë. Organe të ndryshme të trupit janë të ndërlidhura me këto pika të caktuara me 12 kanale, transmeton Telegrafi.
Prandaj, qëllimi kryesor i kësaj terapie është stimulimi i trupit dhe relaksimi i muskujve.
Veç kësaj, kjo teknikë e masazhit mund t’ju ndihmojë të lironi dhimbje të caktuara dhe ta përmirësoni shëndetin.
Si t’i lironi dhimbjet e kokës dhe stresit përmes akupresurës?
Ndër pikat më të lehta të akupresurës të cilat mund t’i adresoheni, është pika e masazhës që gjendet mes gishtit të madh dhe atij tregues. Kjo pikë ndryshe njihet edhe si “pika e shtrëngimit”.
Prandaj, duke e masazhuar këtë pikë, ju mund t’i zvogëloni nivelet e larta të stresit dhe t’i lehtësoni disa lloje të dhimbjeve të kokës.
Në këtë pikë (siç shihet në foton kryesore) aplikoni shtypje me gisht dhe lëvizeni gishtin në formë rrethore apo lart-poshtë për 30 sekonda deri në disa minuta.
Kjo teknikë mund të performohet disa herë në ditë, por duhet të siguroheni se jeni në një pozitë të relaksuar, të merrni frymë thellë dhe t’i mbyllni sytë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur