Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura pritet të ndodhë shumë shpejt.
Këtë deklaratë, Haradinaj e bëri gjatë takimit që pati sot me zëvendëskryetarin e Komisionit për Mbrojte të Parlamentit Italian, Masimmo Artini, i cili ishte i shoqëruar nga Matteo Corradini zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës i italiane në Kosovë dhe kolonel Domenico Giovani DE LUCA-Këshilltar i Ministrisë së FKS-së.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj poashtu ka bërë të ditur se pos informimit për fushëveprimin e Komisionit për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së. gjatë këtij takimi kanë folur edhe për sigurinë në Kosovë
“Në kuadër të këtij takimi biseduam për sigurinë në Kosovë, e cila në këto kohë të fundit po vërehet se është mjaftë e tensionuar, kjo si pasojë e disa veprimeve nga ana e shtetit Serb.
I sigurova që ne si Kosovë, të përkrahura edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, edhe përkundër këtyre zhvillimeve do të angazhohemi që të ofrojmë një ambient të qetë dhe të siguritë për të gjithë qytetarët e vendit”.
“Sa i përket proceseve të integrimit dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, kërkova nga Z. Artini që shteti Italian ta ndihmojë Kosovën të integrohet në organizatat ndërkombëtare duke përfshirë edhe Interpolin, po ashtu që edhe qytetarëve të Kosovës t’iu mundësohet sa më parë të lëvizin lirshëm në të gjitha vendet e BE-së”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'