LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës: Programi për këtë vit është sjellur sipas rregullave ligjore

Ministria e Kulturës: Programi për këtë vit është sjellur sipas rregullave ligjore

Ministria e Kulturës në një reagim me shkrim ndaj deklaratës së Robert Allgjoçovski nga LSDM-ja, shpreh keqardhje sepse ai sipas Ministrisë, duke komentuar programin e kësaj ministrie nuk ka arritur t’i realizojë interesat e tij personale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe këtë vit Allagjozovski tregoi mosnjohje elementare të procedurave ligjore në shtetin tonë, diçka që i bëjmë thirrje që tu kushtojë vëmendje në të ardhmen. Potencojmë se programi vjetorë i Ministrisë së Kulturës është sjellur në pajtim me rregullat ligjore në shtetin tonë”, thuhet në reagiimin e Ministrisë së Kulturës.

Nga kjo ministri gjithashtu thonë se në programin e vitit 2017 janë paraparë një numër i madh i projekteve cilësore në institucionet kombëtare dhe lokale nga të cilat do të përfitojnë qytetarët./Telegrafi/