LAJMI I FUNDIT:

LG G6 zbulohet më 26 shkurt në Barcelonë!

LG G6 zbulohet më 26 shkurt në Barcelonë!

LG ka filluar të dërgoj ftesat për ngjarjen mediale që do të organizoj ku pritet të lansoj produktet e reja. Sipas slloganit të ftesës, mund të nënkuptohet se fjala është për një pajisje me ekran më të madh dhe me bateri të kapacitetit më të lartë.

Në orën 12:00 me kohën lokale të Barcelonës më 26 shkurt, mund të presim shfaqjen e LG G6.


Ja se çfarë dihet për këtë pajisje deri më tani:

LG nuk do të jetë modular, si G5. Në vend të dizajnit të tillë, pritet që pajisja të jetë e ndërtuar nga metali dhe xhami.

LG G6 pritet të mos e largojë portin 3.5mm për dëgjuese.

LG spekulohet se do të prezentojë ekranin me përpjestim orientimi prej 18:9.

G6 pritet të jetë rezistent ndaj ujit dhe të ketë ekran më të madh. Ekrani pritet të jetë prej 5.7 inçëve me rezolucione prej 2880×1440 pikselëve.

Me shitjet e dobëtë të G5, shumë njerëz presin që LG G6 të jetë një sukses për kompaninë. Mbetet të shihet në muajin e ardhshëm nëse ky supozim do të jetë i saktë.