LAJMI I FUNDIT:

Drogë drejt Greqisë, dy shqiptarë dhe një grek në pranga

Drogë drejt Greqisë, dy shqiptarë dhe një grek në pranga

Dy shtetas shqiptarë dhe një grek janë arrestuar mbasditen e së mërkurës në vendin e quajtur Ura e Vrosinës, në afërsi të Konicës,14 kilometra nga kufiri shqiptaro-grek.

Sipas policisë së Janinës, shtetasi grek, 63 vjeç, u ndalua nga policia gjatë kontrollit që iu bë në automjetin e tij, ku u gjetën 214 kilogramë kanabis sativa të paketuara me letër natriban dhe të futur në disa thasë.


Pak kilometra më tutje, policia ndaloi edhe dy shtetasit shqiptarë 27 dhe 34 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë. Dy shqiptarët po kryenin rolin e pararojës dhe njofonin shtetasin grek për kontrollet e mundshme të policisë.

Burime policore thanë se prej ditësh anti-droga e Janinës ishte në pritje të trafikimit të narkotikëve nga tre personat e arrestuar, pasi kishte informacione lidhur me ngarkesën dhe destinacionin e saj.

Kanabisi ishte ngarkuar në kufirin shqiptaro-grek, ishte transportuar me kuaj pak ditë më parë dhe ishte magazinuar në një banesë të vjetër në zonën e periferisë së Konicës.

Tre të arrestuarit pranuan para agjentëve se po kryenin transportin e lëndës narkotike, e cila kishte si destinacion final Athinën. Ata do të dërgohen në gjykatën e Janinës, ndërsa automjetet e tyre u sekuestruan. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori