LAJMI I FUNDIT:

Profili i Frank Sinatrës: La pas vetës një trashëgimi muzikore që do të jetojë përgjithmonë (Video)

Profili i Frank Sinatrës: La pas vetës një trashëgimi muzikore që do të jetojë përgjithmonë (Video)

Tingujt e muzikës së tij, u bënë tinguj ikonë të kohës. Këngët e tij arritën të qëndronin me javë të tëra si më të dëgjuara, duke u shndërruar në himne dashurie.

Ai shkoi vetëm 47 ditë në shkollë të mesme dhe nuk pati kurrë durim për të mësuar apo studiuar muzikën. Frank Sinatra vazhdon të jetë edhe sot si njëri ndër artistët më me vlerë të fushës së muzikës. Karriera e tij u nderua me çmime të ndryshme.

U lind më 12 dhjetor 1915 në New Jersey. U pagëzua si Francis Albert “Frank” Sinatra, ishte fëmija i vetëm i dy emigrantëve sicilian. Dëshira e tij për muzikën i erdhi pasi që dëgjoi Bing Crosby duke perfomuar. Hapat e parë drejt karrierës i bëri duke kënduar live në klube të natës dhe në grupe të ndryshme të shkollës. Duke kënduar edhe në radio, ndikoi që Sinatra të dëgjohet edhe nga Harry James, këngëtar i një grupi, me të cilin regjistroi këngët e tij të para si All or Nothing. Në vitin 1940, Tom Dorsey e ftoi t’i bashkangjitet grupit të tij. Pas dy viteve plot suksese me të, Frank Sinatra vendosi të dal vetëm. Me zërin e tij të bukur u bë idhull për shumëkënd, në veçanti kishte simpati nga femrat.


Të gjitha lajmet rreth Frank Sinatrës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Frank Sinatrës

Ishte filmi Reveille with Beverly dhe Higher and Higher me të cilin bëri debutimin e tij në industrinë e filmit. Në vitin 1945, ai fitoi Academy Award me filmin me metrazh të shkurtër The House I Live In, i cili promovonte tolerancen fetare dhe racore. Popullaritetin në industrinë e filmit e fitoi gjatë viteve 1950, duke pas edhe oferta të ndryshme për role.

Sinatra filloi të kishte probleme me pijen, kumbarën, dhe femrat – një imazh i cili u përforcua nga shtypi dhe albumet e vet Sinatres.

Kënga Strangers in Night u bë hiti nr. 1 në Billboard dhe gjithashtu fitoi Grammy Award, si kënga e vitit. “These Boots are made for Walking”, në bashkëpunim me vajzën e tij Nancy, ishte dueti që arriti të qëndroj në toplista për javë të tëra. New York New York dhe My Way, ishin tjera projekte të cilat rezultuan me një sukses të madh të cilat dëgjohen sot e kësaj dite dhe këndohen nga qindra mijëra këngëtarë.

Zëri i tij i jashtëzakonshëm, e bëri atë një nga këngëtarët më të vlerësuar në të gjithë botën, ndërsa baladat e tij i dhanë titullin “Këngëtari i Shekullit”.

Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.

https://www.youtube.com/watch?v=lMPF5CFhxAk

Në trend Magazina

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori