Juventusi aktualisht kryeson bindshëm Serinë A italiane sepse ka 4 pikë më shumë se Roma e vendit të dytë dhe një ndeshje më tepër për të luajtur, por Massimiliano Allegri kërkon përqëndrim pasi sipas numrit 1 të stolit të skuadrës bardhezi muaji Janar është venditmar në garën për titull.
Takimin e radhës kampionët e Italisë të cilët këtë sezon synojnë të fitojnë titullin e 6-të radhazi do ta kenë ndaj Fiorentinës në Artemio Franchi një ndeshje shumë e vështirë kjo në këndvështrimin e Allegrit.
“Ky është një muaj vërtetë vendimtar për ne përsa i përket cështjes së titullit, sepse do të përballemi fillimisht me Fiorentinën dhe më pas me Lazion, Sassuolon dhe Interin pa harruar që në mes është edhe Kupa e Italisë. Nëse do të kemi një avantazh të mirë ndaj skuadrave ndjekëse në klasfikim edhe pas këtyre sfidave atëherë mund të them që kemi shanse të mëdha për të fituar kampionatin. Fiorentina është një skuadër e mirë edhe pse këtë sezon ka vuajtur disi në Serinë A, për të fituar ndaj tyre duhet të nxjerrim më të mirën nga vetja, pasi Artemio Franchi është gjithmonë një fushë e vështirë. Duhet të përmirësohemi në fazën mbrojtëse”.
Skema 3-5-2 po kthehet në detyrim për Massimiliano Allegrin gjatë kësaj periudhe. Në vijim të fjalës së tij trajneri livornez i Juventusit i bëri edhe një analizë gjëndjes së lojtarëve ndërsa theksoi se për të është shumë e vështirë të lejë jashtë formacionit një lojtar si Mario Mandzukic që gjatë kësaj periudhe ka shfaqur një formë të shkëlqyer.
“Skema 3-5-2 më shumë sesa një zgjedhje është domosdoshme për t’u aplikuar në këtë periudhë, sepse kemi lojtarë të dëmtuar dhe të tjerë lojtarë që kanë nevojë të pushojnë. Barzagli ndërkohë ka luajtur 2 ndeshje rradhazi dhe është disi i lodhur ndërsa Lichtsteiner nuk është i gatshëm për këtë sfidë. Mandzukic në stol pas rikthimit të Dybalas? Si të gjithë futbollistët e tjerë do të ketë ndeshje që edhe ai nuk do të luajë, por për mua personalisht është shumë e vështirë të lë jashtë 11-shes një lojtar si Mario. Kroati është një futbollist i nivelit ndërkombëtar, fizik dhe teknik, por mbi të gjitha është një profesionist i vërtetë”, shtoi ai. /SS/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare