LAJMI I FUNDIT:

E pazakontë: Prokurorin shqiptar e fal amnistia, por e telefonojnë nga burgu

E pazakontë: Prokurorin shqiptar e fal amnistia, por e telefonojnë nga burgu

Vetëm pak orë ka zgjatur liria e ish-prokurorit Haxhi Giu, pasi prokuroria i ka kërkuar rikthim në qelitë e burgut.

‘BalkanWeb’ mëson se Drejtoria e Burgut në Peqin i ka kërkuar Giut, i cili akuzohej për korrupsion, që të rikthehej në burg, pavarësisht faktit se ai përfundoi nga amnistia, mes shumë të dënuarve të tjerë.


Vetë ish-prokurori pohoi se e kishin telefonuar nga burgu, ku i kërkonin që ai të shkonte sërish atje. “Më telefonuan nga burgu, më kërkojnë të kthehem”, tha Giu.

Ish-Prokurorit të Krujës, Haxhi Giu i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë burg ka përfituar sot nga amnistia duke lënë qelinë e burgut të Peqinit që në mëngjes.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi prokurorin për akuzën e korrupsionit pasiv me 2 vite e 4 muaj burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Akuza e korrupsionit pasiv lidhet me rastin e shtetasit Paulin Shporin nga Shkodra, të cilit Giu në këmbim të një shume të majme parash, plot 29 mijë euro, tentoi t’i zbusë akuzën nga “trafik narkotikësh”, në “moskallëzim krimi”.

Ish-prokurori Haxhi Giu u arrestua më 2 dhjetor 2015, rreth orës 15:13, teksa udhëtonte në makinën e tij nga efektivët e Policisë së Tiranës “Shqiponja”.

Në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi ish-prokurorit shumën prej 28 mijë e 800 eurosh; gjithashtu si prova u sekuestruan DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange), ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori. Ditën e sotme 130 persona kanë lënë qelinë e burgut të Peqinit, duke përfituar nga amnistia.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori