“Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, ilaç për shumë plagë të hapura” (Video)
Pavarësisht se regjistrimi u “zhduk” nga Platforma e përbashkët e partive shqiptare, ekspertët vlerësojnë se shumë pika të platformës, si: zyrtarizmi i plotë i shqipes, rishikimi i simboleve shtetërore dhe barazia ekonomike do të zgjidheshin më lehtë nëse fillimisht do të bëhej regjistrimi i popullsisë. Ish-sekretari i Entit Shtetëror për Statistika, Fati Iseni vlerëson se regjistrimi nuk është bërë që nga viti 2002, sepse ka munguar vullneti te faktori politik maqedonas. Sipas tij, regjistrimi do të ishte në favor të shqiptarëve.
“Ka frikë dikush nga regjistrimi. Unë konsideroj se në shqiptarët nuk duhet të kemi frikë. Kam përcjellë vitet e kaluara gjithë procesin e natalitetit, mortalitetit, shtimit natyror dhe në bazë të të dhënave që unë disponoj shifrat janë favorizuese për shqiptarët dhe janë dekurajuese për popullatën maqedonase”, deklaroi Fati Iseni, ish sekretar i Entit Shtetëror për Statistika.
Për ish-drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave Donço Gerasimoski regjistrimi duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, për shkak se Maqedonia është shteti i vetëm anëtar i OKB-së që nuk e ka respektuar rezolutën e Këshillit Ekonomik dhe Social, e obligon të gjitha shtetet-anëtare të bëjnë regjistrimin e popullsisë deri në vitin 2020.
Regjistrimi i popullsisë ishte ndër pikat e platformës së përbashkët shqiptare në njërën nga draft versionet e saj, por nuk figuron në versionin përfundimtar. Ditë më parë partitë politike deklaruan se nuk është parë e arsyeshme që regjistrimi të përfshihet në platformë, pasi është obligim i shtetit që duhet patjetër të kryhet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit