LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Agim Zeka kalon në Francë te klubi i njohur, nuk është Monaco

Zyrtare: Agim Zeka kalon në Francë te klubi i njohur, nuk është Monaco

Tashmë është zyrtare. Agim Zeka është një lojtar i skuadrës së Lille në Francë.

Lajmin e ka bërë publik gazeta “Panorama Sport” e cila ka konfirmuar se tashmë talenti nga Prishtina do të transferohet në kampionatin francez.


Për Zekën përflitej se do të transferohej te Monaco, e cila kishte shfaqur interesim të theksuar për lojtarin, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Agim Zeka, djaloshi nga Prishtina që po çmend të gjithë me golat e tij me fanellën kuqezi (Video)
Lexo po ashtu Agim Zeka, djaloshi nga Prishtina që po çmend të gjithë me golat e tij me fanellën kuqezi (Video)

Tashmë një e ardhme e mirë është në horizont për lojtarin e ri, i cili shkëlqeu me fanellën e Skënderbeut U-19 dhe Kombëtares shqiptare.

Megjithatë ende nuk bëhet publike shifra që klubi korçar ka përfituar nga kjo lëvizje.