LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti përfundimisht jashtë politikës, kështu duket zyra e re e saj (Foto)

Mehmeti përfundimisht jashtë politikës, kështu duket zyra e re e saj (Foto)

Ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka hapur zyrë noteri në Butel të Shkupit dhe me këtë përfundimisht i thotë politikës lamtumirë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mehmeti ka qenë zëdhënëse dhe deputete e BDI-së që nga themelimi i partisë së Ahmetit.

Në fund të mandatit, ajo ishte kritikuese për partinë e tij pasi ajo vlerësonte se BDI duhet të kalojë nëpër një procesi reformash për të larguar, siç thonte ajo, funksionarë të përjetshëm.


Mehmeti nga politika doli me reputacion të dëmtuar pasi e njëjta ishte e përmendur në skandalin e përgjimeve ku thuhej se ajo dhe ish-zëvëndës kryeministri Musa Xhaferi kishin biseduar në disa telefonata që u shpërndanë nëpër rrjetet sociale.

Më herët ish-deputetja e BDI-së u angazhua nga deputeti austriak Stefan Schennach si këshilltare politike për Ballkanin dhe Evropën Jug-Lindore. Më saktë, bëhet fjalë për një kontratë një vjeçare si këshilltare politike dhe juridike e deputetit austriak, Stefan Schennach në Këshillin e Evropës.

Në hapjen e zyrës ishin edhe zyrtarë të ish-partisë së Mehmetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori