LAJMI I FUNDIT:

420 qytetarë presin përgjigje nga PSP nëse kanë qenë të përgjuar nga DSK

420 qytetarë presin përgjigje nga PSP nëse kanë qenë të përgjuar nga DSK

Deri më sot, 420 njerëz, përmes e-mail ose postës deri te Prokuroria Speciale Publike kanë paraqitur kërkesat e tyre për të mësuar nëse numrat e tyre të telefonit privat janë përgjuar nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015. Deri në 27 e muajit të fundit deri te PSP kanë arritur 130 kërkesa. Këta qytetarë janë të interesuar nëse DSK i ka përdorur tanimë në lëndën e famshme “Target”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Personat për të cilët do të konstatohet se kanë shfrytëzuar numra telefoni të cilat kanë qenë lëndë e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, si dhe personat për të cilët do të konstatohet se kanë qenë bashkëbisedues në numrin e ndjekur telefonik, do të ftohen në cilësinë e personave të dëmtuar”, thonë nga PSP.

Lënda ‘Target’, ishte e hapur më 18 nëntor të vitit të kaluar ku sipas PSP-së, dhjetë zyrtarë të DSK-së, nga 2008 deri në vitin 2015, në mënyrë të paligjshme i kanë përgjuar 5.827 persona, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe politikanë, biznesmenë, gazetarë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori