LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Serbia e sotme si ajo e Millosheviqit!

Krasniqi: Serbia e sotme si ajo e Millosheviqit!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një shkrim të postuar në Facebook, ka vlerësuar se sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët njëzëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit!

“Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit! Me ketë konstatim nuk kam si mos të pajtohem!


Por ku dallon Serbia e sotme nga ajo e viti 2011 e sidomos ajo e vitit 2012-2016, kur krerët ë shtetit i filluan dhe i vazhduan bisedimet për çështjet e brendshme te Kosovës, nga te cilat bisedime, Serbia nuk kishte sesi mos te dilte e fituar. Veç kësaj, kjo periudhë e solli edhe një Gjykatë Speciale e cila do t’i ndjekë vetëm krimet e pretenduara te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, por jo edhe krimet dhe gjenocidin serb te kryera në Kosovë, gjatë e para luftës se fundit?!

Pse Kuvendi i Kosovës, nuk e merr iniciativën për të plotësuar Ligjin e miratuar kohë më parë e i cili i ka amnistuar krimet serbe në Kosovë?!

Për ketë çështje, ne Kuvend ka edhe një kërkesë nga Shoqata e familjarëve te Klinës, të cilët kërkojnë plotësimin e ligjit në fjalë.

Ata kërkojnë që Gjykata Speciale duhet t’i ndjekë edhe kriminelët serbë. Kjo iniciativë, do të dëshmonte se diskutimet e sotme te deputetëve në Kuvendin e Kosovës për rastin Haradinaj ishin te sinqerta! Përndryshe, ato diskutime do të mbesin vetëm sa për sy e faqe!” (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori