LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Shtipit deri të premten do të punojë me orar të shkurtuar

Komuna e Shtipit deri të premten do të punojë me orar të shkurtuar

Në përputhshmëri nga organet shtetërore për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, komuna e Shtipit këtë javë (deri të premten) do të punojë me orarë të shkurtuar, edhe atë deri në ora 13 në vend se 15:00, pa shfrytëzuar kohën e pushimit, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

‘Është zvogëluar frekuentimi i qytetarëve që kanë nevojë për shërbimet e drejtorive lokale për shkak të motit dhe borës, prandaj edhe sollëm vendim të tillë. Nëse edhe javën e ardhshme kemi mot të njëjtë, do të vazhdojmë me orar të shkurtuar dhe nëse ndodh e kundërta, do të kthehemi në orar të rregullt, deri ora 15:00’, tha Ristov. /Telegrafi/