LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Më 1999, Thaçi ka kërkuar që në BBC të mos i transmetojmë deklaratat e Haradinajt

Nitaj: Më 1999, Thaçi ka kërkuar që në BBC të mos i transmetojmë deklaratat e Haradinajt

Presidenti Hashim Thaçi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur edhe për situatën e krijuar pas arrestimit të Ramush Haradianjt, në Francë, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Beogradi më 2004.

“Unë e kuptoj dhe ndjej gjendjen e z. Haradinaj. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të papranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri”, u shpreh ai, duke shtuar se askush nga Kosova nuk është ftuar zyrtarisht në inaugurimin e presidentit Donald Trump.


Thaçi: Askush nga Kosova s’është i ftuar në inaugurimin e Trumpit
Lexo po ashtu Thaçi: Askush nga Kosova s’është i ftuar në inaugurimin e Trumpit

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Muharrem Nitaj, zëdhënës dhe anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ka vite që e njoh Hashim Thaçin. E pata takuar një herë në vitin 1999 në Londër, në një vizitë ‘sekrete’ të tij! Mbaj mend të më pat thënë ‘do të ishte mirë sikur BBC të mos i transmetonte deklaratat e Komandantëve të Zonave të UÇK-së, psh Ramush Haradinajn’.

I habitur, i pata thënë ‘po ata po e bëjnë luftën, e posaçërisht Ramushi’! Biseda vazhdoj tutje, por e mbaj mend që unë pata dalë i tmerruar pa e kuptuar ‘ç’kishte ai njeri’!

Jo shumë kohë më vonë e pata kuptuar se çka e mundonte Hashim Thaçin.

Shokët dhe bashkëpunëtorët e tij, ata më të afërmit, thonë se ai është dinak e i pabesë, interesaxhi e idhnak, hakmarrës… dhe po mundi, të shkel me këmbë për interesin e tij!

Në këtë logjikë e shoh deklarimin e tij për vizitën në Amerikë, për biletat 500 dollarëshe dhe për impenjimin e tij për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë!

Mos ban hajgare Hashim! Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, sesa ti e Qeveria jote!

Behu njëherë burrë e trego se pse kompleksi i yt i pashërueshëm është Ramush Haradinaj!”, ka thënë Nitaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori