LAJMI I FUNDIT:

Sot do të publikohet platforma e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni

Sot do të publikohet platforma e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni

Sot pritet të shpallet dokumenti i plotë i liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, e cila doli nga takimi me Thaçin dhe Ramën. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për këtë marrëveshje tha se barazi të plotë kombëtare në Maqedoni. Ai thotë se kjo marrëveshje është pasqyrë e gërshetimit të platformave të të gjithë subjekteve pjesëmarrëse në këto takime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga koalicioni “Rilindja me Besë” thonë se nuk ka pasur insistim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për asnjë platformë të përbashkët.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Bilall Kasami nga “Rilindje me Besë” dhe Ziadin Sela nga “Aleanca për Shqiptarët” më 29 dhjetor u takuan me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa patën takim edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për një platformë të përbashkët në bisedimet për formimin e Qeverisë së re.

Në këto takime munguan nga PDSH. Mirëpo subjektet pjesëmarrëse në takimet e Tiranës dhe Prishtinës presin që edhe kjo parti të mbështesë platformën politike, e cila përmban zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së shqiptarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Siguri
Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social "Telegram"?

Sociale
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Ditë historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës: PE i kërkon Serbisë të mos i diskriminojë shqiptarët

Ditë historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës: PE i kërkon Serbisë të mos i diskriminojë shqiptarët

Lugina
Kalo në kategori