Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për Kupën e Kombeve të Afrikës që fillon së shpejti (Foto)
Me 14 janar fillon Kupa e Kombeve të Afrikës . Kampion aktual është Bregu i Fildishtë, ndërsa Liga Premier do t’i humb disa nga yjet kryesor.
Tashmë afrikanët janë të rëndësishëm dhe luajnë në klube të mëdha.
Më poshtë mund t’i mësoni 10 fakte për garën që do të fillojë pas dy javësh. /Telegrafi/
10.Emir origjinal i garës
Në origjinal quhet ‘Africa Cup of Nations’ e JO ‘African Cup of Nations’.
9.Gabon është mikpritës
Për herë të dytë brenda pesë vitesh Gaboni është mikpritës.
8.Senegal është skuadra më në formë
Luanët e Terangas e kanë siguruar kualifikimin me një rekord prej 100 %. Sadio Mane i Liverpoolit dhe Kalidou Koulibaly i Napolit janë dy yjet e skuadrës. Aty janë edhe Moussa Sow i Fenerbahces dhe Idrissa Gueye i Evertonit.
Bregu i Fildishtë, Mali, Moroku, Egjipti, Algjeria, Kameruni dhe Gana janë po ashtu skuadra të forta.
7.Ka menaxher të mëdhenj
Ish-trajneri i Real Madridit, Jose Antonio Camacho te Gabonit dhe Hector Cuper (Inter dhe Valencia) te Egjipti , pastaj Avram Grant te Gana janë disa nga emrat e njohur.
Pastaj është edhe Herve Renard që është te Maroku, ndërsa e ka fituar dy herë trofeun me Zambian dhe Bregun e Fildishtë.
6.Nigeria nuk merr pjesë, por Guinea-Bissau po
Fituesi i vitit 2013, Nigeria ka dështuar të kualifikohet. Lojtar si Victor Moses, Odion Ighalo dhe Kelechi Iheanacho nuk do të jenë në këtë garë.
Guinea-Bissau, janë kualifikuar për herë të parë në këtë garë. Tjetër befasi është edhe Uganda, që nuk ka luajtur prej vitit 1978.
5.Algjeria e ka top shënuesin e kualifikimeve
Sulmuesi El Arabi Hillel Soudani ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje, ndërsa skuadra ka shënuar 25 gola, duke mposhtur 7-1 Etiopinë dhe 6-0 Lesoton.
Me Riyad Mahrez, Islam Slimani dhe Yacine Brahimi luajnë po ashtu te Algjeria.
4.Kapiteni i Egjiptit është 43-vjeçar
Portieri veteran i Egjiptit, Essam El-Had, është 43 vjeçar.
Essam El-Hadary ka fituar katër nga gjashtë pjesëmarrjet në këtë garë. Ai ka 147 paraqitje në 20 vite.
3.Tre lojtar të Zimbabve luajnë për Chicken Inn FC
Tre lojtarë të Zimbabvesë: Teenage Hadebe, Lawrence Mhlanga, Tafadzëa Kutinya, luajnë për skuadrën Chicken Inn FC. Në shqip i bie Pula FC.
2.Nofkat e hatashme
Kameruni njihen si ‘Luanë e pathyeshëm’, ndërsa ‘Bregu i Fildishtë’ janë ‘Elefantët’.
Uganda janë ‘Vinçat’, Gabon njihen si ‘Brazilianët’.
1.Maskota është Samba pantera e zezë
Po ai është. Është tipike afrikane dhe është përshtatur mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe